Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bluze
bluzë:

blúz/ë,-a f. sh. -a(t) veshje e sipërme e hollë prej pambuku, prej mëndafshi etj., që arrin deri në brez; veshje e gjatë pune, që mbahet sipër rrobave të tjera: bluzë grash (fëmijësh); bluza e mjekut.

Të ngjashme:
blozë:

blóz/ë,-a f. sh. -a(t) 1. pluhur i zi, që mbetet nga tymi në oxhak etj.: blozë baruti; i zi si blozë; / kim. pluhur i zi, që del nga djegia jo e plotë e disa lëndëve organike: blozë shtazore. 2. bujq. pluhur i zi, që mbush pjesët e bimëve të prekura nga disa kërpudha; purth: bloza e misrit. 3. si mb. shumë i zi.

buzë:

búz/ë,-a f. sh. -ë(t) 1. dy pjesët e jashtme të tulta e të lëvizshme të gojës: buza e sipërme (e poshtme); buzë të holla; me buzë në gaz; cepi i buzëve; të kuq buzësh; mblodhi (shtrembëroi) buzët (edhe fig.); kafshoi buzën; lëpiu (fshiu) buzët; e puthi në buzë; vë buzën në gaz buzëqesh; i qeshi buza (edhe fig.). 2. skaji i një sendi, zgrip, anë; vijë, kufi; breg: në buzë të greminës; buza e gotës (e tryezës); buza e rrugës (e arës); në buzë të detit (të liqenit); e mbushi buzë më buzë. 3. fillimi i një kohe a i një ngjarjeje, prag: në buzë të mbrëmjes (të dimrit, të pleqërisë). 4. edhe sh. -a(t) shkëmb i thepisur; humnerë: ra nga buza. 5. gjymtyrë e parë e disa emërtimeve të pathjeshta në fusha të ndryshme: buzë lepuri (mjek.) buzëlepur; buzë nuseje (bot.) gjembaç me lule të verdha.

buzë:

búz/ë,-a parafj. (r. rr.) 1. pranë, anës: buzë detit (lumit, Vjosës); buzë arës (kufirit). 2. në prag, në fillim: buzë dimrit.

baule:

baúl/e,-ja f. sh. -e(t) arkë e vogël me kapak të përkulur: baulja e nuses.

biule:

biúl/e,-ja f. sh. -e(t) 1. gyp i hollë për të pirë një lëng. 2. pipëz prej kashte gruri ose prej kallami.