Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës blozak
blozak:

blozák,-e mb. i nxirë nga bloza; i zi si blozë: trarë blozakë.

Të ngjashme:
blozar:

blozár,-i m. sh. -ë(t) dru i mbështetur kryqthi mbi ujqërit e vatrës, ku lidhet vargori.

lozak:

lozák,-eI mb., edhe si em., që bën shumë lojëra; lodërtar, lozonjar: vajzë lozake.

lozak:

lozák,-eII mb. që ka loze: bimë lozake.

blozë:

blóz/ë,-a f. sh. -a(t) 1. pluhur i zi, që mbetet nga tymi në oxhak etj.: blozë baruti; i zi si blozë; / kim. pluhur i zi, që del nga djegia jo e plotë e disa lëndëve organike: blozë shtazore. 2. bujq. pluhur i zi, që mbush pjesët e bimëve të prekura nga disa kërpudha; purth: bloza e misrit. 3. si mb. shumë i zi.

bojak:

boják,-e mb., edhe si em., shtatlartë e i pashëm, bojalli.