Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës blozë
blozë:

blóz/ë,-a f. sh. -a(t) 1. pluhur i zi, që mbetet nga tymi në oxhak etj.: blozë baruti; i zi si blozë; / kim. pluhur i zi, që del nga djegia jo e plotë e disa lëndëve organike: blozë shtazore. 2. bujq. pluhur i zi, që mbush pjesët e bimëve të prekura nga disa kërpudha; purth: bloza e misrit. 3. si mb. shumë i zi.

Sinonime / Të përafërta:
purth
Të ngjashme:
blojë:

blój/ë,-a f. sh. -a(t) 1. bluarje: mulli bloje; / mielli i bluar njëherësh: një blojë drithë. 2. pluhur sharre. * u vu në blojë keq. nisi të flasë pa pushim, po grin.

bluzë:

blúz/ë,-a f. sh. -a(t) veshje e sipërme e hollë prej pambuku, prej mëndafshi etj., që arrin deri në brez; veshje e gjatë pune, që mbahet sipër rrobave të tjera: bluzë grash (fëmijësh); bluza e mjekut.

bozë:

bóz/ë,-a f. pije freskuese majhoshe, që bëhet me miell meli a misri.

blozak:

blozák,-e mb. i nxirë nga bloza; i zi si blozë: trarë blozakë.

blozar:

blozár,-i m. sh. -ë(t) dru i mbështetur kryqthi mbi ujqërit e vatrës, ku lidhet vargori.