Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës blojë
blojë:

blój/ë,-a f. sh. -a(t) 1. bluarje: mulli bloje; / mielli i bluar njëherësh: një blojë drithë. 2. pluhur sharre. * u vu në blojë keq. nisi të flasë pa pushim, po grin.

Sinonime / Të përafërta:
bluarje
Të ngjashme:
blozë:

blóz/ë,-a f. sh. -a(t) 1. pluhur i zi, që mbetet nga tymi në oxhak etj.: blozë baruti; i zi si blozë; / kim. pluhur i zi, që del nga djegia jo e plotë e disa lëndëve organike: blozë shtazore. 2. bujq. pluhur i zi, që mbush pjesët e bimëve të prekura nga disa kërpudha; purth: bloza e misrit. 3. si mb. shumë i zi.

plojë:

plój/ë,-a f. bised. gjakderdhje, kërdi.

bojë:

bój/ë,-aI f. sh. -ëra(t) 1. lëndë për të ngjyer rroba, për të lyer sende të ndryshme, për të shkruar etj.: bojë e kuqe (e bardhë); bojë vaji; bojë leshi (muresh, këpucësh, flokësh). 2. ngjyrë: bojë argjendi (bari); / bised. ngjyra e fytyrës ose pamja e përgjithshme e njeriut, çehre: ia tregon boja; mos ia pafsha bojën! (mallk.).

bojë:

bój/ë,-aII f. bised. shtat; lartësi sa shtati i njeriut: hodhi bojë; i thellë një bojë njeriu.

lojë:

lój/ë,-aI f. sh. -ëra(t) dhe -na(t) 1. veprimi sipas luaj1-2: loja me top (me letra). 2. tërësia e veprimeve dhe e lëvizjeve e atyre që luajnë; ndeshje sportive; mënyra si luan dikush; lodër: lojëra popullore (sportive); lojëra për fëmijë; / nj. art. tërësia e veprimeve dhe e lëvizjeve të një aktori në skenë; mënyra si luhet një pjesë a një vepër muzikore: loja skenike (teatrale). 3. fig. këmbimi a ndryshimi i shpejtë e i shpeshtë i diçkaje: lojë dritash; loja e bursës. 4. nj. sjellje e shtirur e veprime dredharake për të mashtruar të tjerët; diçka e bërë me dredhi për t’ia hedhur dikujt ose për t’u tallur me të; shaka: i luajti një lojë; bëri lojë (me dikë) u tall; bëri shaka me të; u bë loja e botës u bë gazi i botës; e vuri në lojë (dikë) e talli, e qesëndisi. 5. usht. stërvitje luftarake e njësive të ndryshme: lojë luftarake (operative).