Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës blof
blof:

blof,-i m. sh. -e(t) libr. mashtrim në lojën me letra, për ta bërë kundërshtarin të besojë të kundërtën; / fig. mashtrim: bëri blof.

Sinonime / Të përafërta:
mashtrim
Të ngjashme:
brof:

brof jokal., -a, -ur 1. ngrihem menjëherë në këmbë; turrem me rrëmbim drejt diçkaje: brofi nga shtrati; i brofte zemra i hidhej zemra përpjetë (nga gëzimi etj.). 2. si ndajf. menjëherë, papritur e me vrull: brof më këmbë; më doli brof përpara.

llof:

llof,-i m. bised. grykësi, llupësi.

bof:

bof onomat. bised. përdoret kur shprehim një veprim të menjëhershëm e të papritur; / si kallëz. vij papritur, ia beh; brof: kur ai, bof te dera.

balo:

baló,-ja f. sh. -(t) 1. qen a ka balash; / bised. çubardh. 2. fig. njeri me damkë.

balok:

balók,-e mb., edhe si em., i balë.