Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës blocke
bloçkë:

blóçk/ë,-a f. sh. -a(t) koçan misri; / boçë pishe.

Të ngjashme:
llockë:

llóck/ë,-a f. sh. -a(t) bërsi ullinjsh.

loke:

lók/e,-ja f. sh. -e(t) 1. përk. nënë: bir i lokes!; shqiptarin nuk e ka nxjerrë lokja prej barkut, por huta prej çarkut (fj. u.). 2. gjyshja nga ana e babait; / grua e moshuar, plakë (kur i drejtohemi me nderim).

loce:

loc,-e, -ja f. sh. -e(t).

floçkë:

flóçk/ë,-a f. sh. -a(t) mit. figurë e besimeve popullore shqiptare, që përfytyrohej si një vajzë e bukur me flokë të gjatë, gërshetëz, nuse e ujërave.

boçkë:

bóçk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. boçe arre, pishe etj.; kokërr. 2. bot. bimë mjekësore shumëvjeçare, e helmët, me bulb si të qepës; qepë deti: boçka e kuqe. 3. si mb. kokërrmadh: arrë (qershi) boçkë; vezë boçkë.