Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bloçkë
bloçkë:

blóçk/ë,-a f. sh. -a(t) koçan misri; / boçë pishe.

Të ngjashme:
floçkë:

flóçk/ë,-a f. sh. -a(t) mit. figurë e besimeve popullore shqiptare, që përfytyrohej si një vajzë e bukur me flokë të gjatë, gërshetëz, nuse e ujërave.

boçkë:

bóçk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. boçe arre, pishe etj.; kokërr. 2. bot. bimë mjekësore shumëvjeçare, e helmët, me bulb si të qepës; qepë deti: boçka e kuqe. 3. si mb. kokërrmadh: arrë (qershi) boçkë; vezë boçkë.

loçkë:

lóçk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. gogël; lende; boçë: loçka lisi (ahu, pishe); loçka pambuku. 2. diçka e rrumbullakët; kokërdhok: loçka e syrit. 3. fig. pjesa më e brendshme e diçkaje, thelbi; përk. njeri shumë i dashur e i shtrenjtë: loçka e zemrës (e shpirtit).

droçkë:

dróçk/ë,-a f. sh. -a(t) kokrrizë e mpiksur; dromcë, thërrime: droçka gjalpi.

kleçkë:

kléçk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. degëz a copë e vogël dhe e hollë druri; kunj druri; ashkël: kleçkë dhëmbësh fije druri për të pastruar dhëmbët; kleçka e kularit të zgjedhës; me këmbë si kleçka me këmbë shumë të holla. 2. fig. e metë a diçka tjetër që mbahet e fshehtë; argument i kërkuar që nuk të bind; ngatërresë: e ka (e nxori) një kleçkë.