Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bllore
bllore:

bllór/e,-ja f. sh. -e(t) lëkurë druri a lëpushkë misri.

Të ngjashme:
belore:

belór/e,-ja f. sh. -e(t) bluzë grash e gjatë deri në bel.

ballore:

ballór,-e, -ja f. sh. -e(t) 1. lesë që vihet përpara a në fund të shtratit të qerres për të mbajtur ngarkesën: ballore kallamash. 2. balli i shtëpisë, i djepit etj. 3. etnogr. ballcë.

baltore:

baltór/e,-ja f. sh. -e(t) 1. enë balte, balturinë. 2. baltishtë.

ballor:

ballór,-e mb. 1. anat. që lidhet me ballin, i ballit: kocka ballore. 2. që ndodhet në radhët e para a në ballë: faqja ballore e ndërtesës. 3. që bëhet ballë për ballë; që bëhet në ballë të gjerë: mësymje ballore.

bletore:

bletór/e,-ja f. sh. -e(t) vend me zgjoje bletësh; tërësia e zgjojeve të bletëve që ka dikush.