Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bllokoj
bllokoj:

bllok/ój kal., -óva, -úar 1. usht. i bëj bllokadë. 2. zë kalimin duke e mbushur me diçka; e pengoj, e ndaloj; pezulloj: bllokuan hyrjen; bllokoi fondet (fin.); të bllokon frymëmarrjen.

Sinonime / Të përafërta:
pezulloj
Të ngjashme:
zhbllokoj:

zhbllok/ój kal., -óva, -úar i heq rrethimin, pengesën etj. që e ka bllokuar, ia heq bllokimin; kund. bllokoj: zhbllokoj rrugën; zhbllokoj gypin; zhbllokoj mallin; zhbllokoi fondet (fin.).

bllokim:

bllokím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljeve: bllokimi i rrugëve.

blofoj:

blof/ój jokal., -óva, -úar libr. bëj blof; mashtroj.

llakoj:

llak/ój kal., -óva, -úar lyej me llak. / pës. llakóhet v. III.

bllok:

bllo/k,-ku m. sh. -qe(t) 1. copë e madhe e një lënde të fortë, zakonisht me forma të rregullta: bllok mermeri (akulli, betoni); si bllok graniti (fig.) i bashkuar fort e i pamposhtur; / lloj tulle e madhe prej betoni me hapësirë brenda: mur me blloqe. 2. gyp shumë i gjerë e i shkurtër prej betoni, që përdoret për të veshur puset e ujit: pus me blloqe. 3. grup ndërtesash që përbëjnë një tërësi më vete; pjesë e një lagjeje; banorët e saj: bllok banesash (dyqanesh); blloku 15; / ngastër e madhe toke me pemë: bllok fiqsh (ullinjsh). 4. bashkim shtetesh, organizatash etj. për veprime të njëjta: bllok ushtarak. 5. fletore e trashë a fletë dokumentesh të lidhura bashkë, që mund të shkëputen. 6. tek. tërësia e pjesëve të një mekanizmi, të lidhura së bashku: blloku i timonit. 7. sport. pengesë me duar në volejboll, për të mos lejuar kalimin e topit mbi rrjetë.