Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bllokade
bllokadë:

bllokád/ë,-a f. sh. -a(t) 1. usht. rrethim i plotë i një qyteti, i një vendi etj. për të penguar çdo lloj ndihme: bllokadë detare. 2. fig. tërësi masash kundrejt një shteti për t’i prerë lidhjet politike dhe ekonomike me vendet e tjera.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...Shqiptarët janë një popull që e lexojnë shumë gazetën, - tha gjenerali. Prifti lëvizi në këndin e tij. - Kjo ndodh, sepse ata e ndjekin shumë politikën. Pas grindjes me Bashkimin Sovjetik, ata kanë mbetur në Europë krejt të vetmuar. - Si gjithmonë. - Tani ata janë në bllokadë. - Një vend kaq i vogël e i varfër në bllokadë... Çudi! - Vështirë se do t'i qëndrojnë dot kësaj. - Ç'popull! - tha gjenerali. - Por, me sa duket, popuj të tillë më lehtë se dhuna, ndoshta, mund t'i mposhtë gjëja e bukur. Prifti qeshi. - Pse qeshni? Prifti qeshi përsëri dhe nuk iu përgjigj. Gjenerali vështroi pamjen...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
llokajë:

llokáj/ë,-a f. sh. -a(t) ujë i turbullt e i fëlliqur me baltë e me ndyrësira; llum; llucë.