Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bllok
bllok:

bllo/k,-ku m. sh. -qe(t) 1. copë e madhe e një lënde të fortë, zakonisht me forma të rregullta: bllok mermeri (akulli, betoni); si bllok graniti (fig.) i bashkuar fort e i pamposhtur; / lloj tulle e madhe prej betoni me hapësirë brenda: mur me blloqe. 2. gyp shumë i gjerë e i shkurtër prej betoni, që përdoret për të veshur puset e ujit: pus me blloqe. 3. grup ndërtesash që përbëjnë një tërësi më vete; pjesë e një lagjeje; banorët e saj: bllok banesash (dyqanesh); blloku 15; / ngastër e madhe toke me pemë: bllok fiqsh (ullinjsh). 4. bashkim shtetesh, organizatash etj. për veprime të njëjta: bllok ushtarak. 5. fletore e trashë a fletë dokumentesh të lidhura bashkë, që mund të shkëputen. 6. tek. tërësia e pjesëve të një mekanizmi, të lidhura së bashku: blloku i timonit. 7. sport. pengesë me duar në volejboll, për të mos lejuar kalimin e topit mbi rrjetë.

Të ngjashme:
balok:

balók,-e mb., edhe si em., i balë.

ballok:

ballók,-u m. shtegu i ballit.

llok:

llok,-u m. miell dhe krunde të përziera e të përvëluara me ujë e kripë, që u jepet bagëtive dhe kafshëve shtëpiake si ushqim.

balos:

balós kal., -a, -ur 1. i vë dikujt një balë; njollos. 2. fig. turpëroj, i vë njollë.

baltok:

baltók,-u m. sh. -ë(t) copë e pjekur balte, që vihet si këmbje nën tepsi; / rrotull balte që i vihet boshtit të qerthullit.