Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bliroj
bliroj:

blir/ój jokal., -óva, -úar 1. v. III vërshon (për lumin etj.). 2. fig. çmendem.

Sinonime / Të përafërta:
çmendem
Të ngjashme:
blirojë:

blirój/ë,-a f. sh. -a(t) vërshim.

çliroj:

çlir/ój kal., -óva, -úar 1. i sjell lirinë; e shpëtoj nga robëria; kund. pushtoj; robëroj: çliruan atdheun. 2. i jap mundësi të veprojë lirisht; e shpëtoj nga diçka e padëshirueshme; e lehtësoj: e çliroi nga telashet. 3. e bëj më të lirë diçka të shtrënguar, liroj: çliroj rripin (jakën). 4. kim., fiz. nxjerr jashtë nga vetja: çliron oksigjen; çliron energji. 5. jokal. nxjerr qelb, plas, shpërthen: çliroi plaga.

biroj:

bir/ój kal., -óva, -úar i bëj vrimë a e bëj me vrima.

liroj:

lir/ój kal., -óva, -úar 1. i sjell lirinë, e çliroj: e liruan vendin. 2. e nxjerr dikë nga burgu: e liruan para kohe. 3. e nxjerr nga shërbimi ushtarak, e nxjerr në lirim; e heq nga një punë a nga një detyrë: i liruan ushtarët; e liruan nga ajo detyrë. 4. e lehtësoj dikë nga një punë, e shpëtoj nga një barrë a nga diçka tjetër: ia liroi barrën. 5. e lëshoj një kafshë që ka qenë e lidhur a e mbyllur, e lë të bredhë lirisht: i liroi qentë. 6. e zbraz diçka; ia lëshoj vendin një tjetri, e lë të lirë; i largoj forcat ushtarake prej diku: liroi enën (shportën, koshin); liroj shtëpinë (dhomën); i liroi vendin. 7. e bëj më të lirë diçka të lidhur fort, të shtrënguar a të puthitur shumë; kund. shtrëngoj: liroj rripin (kravatën); liroj këpucët. 8. v. III (me trajtë të shkurtër përemërore) më largohet, më pakësohet (një dhembje etj.): më liroi barku (koka). 9. ul çmimin e një malli a të një sendi tjetër; kund. shtrenjtoj. 10. v. III kim., fiz. lëshon diçka nga vetja, e nxjerr jashtë, çliron: liron energji (nxehtësi).

blatoj:

blat/ój kal., -óva, -úar i fal dhurata një hyjnie; / lart. i dhuroj dikujt një gjë si shenjë nderimi e mirënjohjeje; i kushtoj: i blatoi një këngë.