Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës blindoj
blindoj:

blind/ój kal., -óva, -úar usht. vesh me blindë. / pës. blindóhet v. III.

Të ngjashme:
brinjoj:

brinj/ój kal., -óva, -úar e kthej brinjas; e anoj.

blindim:

blindím,-i m. veprimi sipas foljes.

blindë:

blínd/ë,-a f. sh. -a(t) usht. koraca e çeliktë e makinave luftarake, e anijeve etj.: blinda e tankut.

bliroj:

blir/ój jokal., -óva, -úar 1. v. III vërshon (për lumin etj.). 2. fig. çmendem.

lëndoj:

lënd/ój kal., -óva, -úar 1. plagos dikë a i lë një shenjë në trup; e prek a e ngacmoj një plagë: e lëndoi në krah (në ijë); lëndoi plagën (dhëmbin, syrin). 2. fig. e prek thellë dikë; e fyej: i lëndoi zemrën (shpirtin); mos e lëndo me fjalë!