Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës blindë
blindë:

blínd/ë,-a f. sh. -a(t) usht. koraca e çeliktë e makinave luftarake, e anijeve etj.: blinda e tankut.

Të ngjashme:
blindoj:

blind/ój kal., -óva, -úar usht. vesh me blindë. / pës. blindóhet v. III.

blinth:

blinth,-i m. bot. barishte moçalesh, me kërcell të trashë e me fije të holla.

blindim:

blindím,-i m. veprimi sipas foljes.

lind:

lind jokal., -a, -ur 1. dal në jetë nga barku i nënës, nis të jetoj; kund. vdes: i lindi një fëmijë; kam lindur në korrik; s’ka lindur njeri i nxënë (i mësuar) (fj. u.); nuk lind njeriu (burri) me mustaqe (fj. u.); / kal. nxjerr foshnjën në jetë nga barku, bëj fëmijë: lindi djalë (vajzë, binjakë). 2. fig. dal në jetë; dal në dritë, shpëtoj nga një e keqe e madhe: linda edhe një herë. 3. kal. e nxjerr në jetë dikë; e bëj të nisë jetën: ka lindur njerëz të mrekullueshëm. 4. v. III zë fill, nis të shfaqet; del; krijohet: lindi një qytet i ri. 5. edhe kal., v. III fig. nis të duket, vjen, ngjallet; shkaktohet; më jep mundësinë për diçka; rrjedh: i lindi dashuria (shpresa, dëshira, urrejtja); më lindi një mendim në kokë; lind pyetja (çështja); nga e vogla lind e madhja (e vogla lind të madhen) (fj. u.). 6. v. III del në horizont, shfaqet në qiell (kryesisht për diellin e për hënën): dielli lind për të gjithë (fj. u.); dielli duket që kur lind (fj. u.).

bind:

bind kal., -a, -ur 1. i mbush mendjen, e bëj të besojë a të pranojë diçka ose të sillet si i them unë: e bindi me fakte. 2. bised. e çudit shumë, e mahnit: bindi botën.