Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës blinaje
blinajë:

blináj/ë,-a f. sh. -a(t) blinishtë.

Të ngjashme:
brinajë:

brináj/ë,-a f. sh. -a(t) anëse are.

blinore:

blinór/e, -ja f. kryes. sh. bot. familje drurësh e shkurresh, ku hyn edhe bliri; dru a shkurre e kësaj familjeje.

bindje:

bíndj/e,-a f. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljeve. 2. besim i plotë; mendim i palëkundur: bindje e thellë (e verbër); kam (shpreh bindjen); flas me bindje. 3. tërësia e pikëpamjeve dhe e mendimeve të një njeriu sipas botëkuptimit të vet: bindje filozofike (fetare).

lindje:

líndj/e,-a f. sh. -e(t). 1. veprimi sipas foljeve: lindje e parakohshme; vendi i lindjes vendlindja; leja e lindjes. 2. bised. foshnja e lindur nga nëna: mjeku pret lindjet; ka pasur pesë lindje; / përmb. njerëzit e barkut të vet, pasardhësit; trashëgimtarët: thirri gjithë lindjen e vet. 3. edhe fig., koha kur del a kur shfaqet diçka, çasti kur krijohet a kur ngrihet; fillimi i veprimtarisë: lindja e demokracisë. 4. pika e horizontit, ana a vendi nga lind dielli: Lindja e Largët (e Mesme, e Afërt); në lindje të qytetit (të fshatit); fryn erë nga lindja. 5. bised. erë e thatë e pa reshje, që fryn nga lind dielli: fryn lindja.

blirojë:

blirój/ë,-a f. sh. -a(t) vërshim.