Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bli
bli:

bli,-ni m. sh. -nj(të) zool. peshk i madh, me sharrëz mbi kurriz e me mish të shijshëm: bli i bardhë; vezë (havjar) blini.

bli:

bli,-ri m. sh. -rë(t) bot. dru i lartë, me gjethe si zemër, me lule të verdha e të merme.

Të ngjashme:
ble:

ble,-u m. sh. -j(të) 1. vëllimi i një libri: bleu i parë (i dytë). 2. bashkë leshi; / tufëz flokësh a fijesh.

blic:

blic,-i m. sh. -e(t) llambë me ndriçim të fortë e të menjëhershëm, që përdoret gjatë fotografimit.

blu:

blu mb. që ka ngjyrë qielli të mbyllur: deti blu; laps blu; pallto blu.

bri:

bri,-ri m. sh. -rë(t) 1. secili zgjatim kockor në kokën e disa kafshëve: brirët e dhisë (e drerit); punime në bri; humbi qetë e pyet për brirët (fj. u.); / secila fije e hollë që kanë përpara disa kafshëza a kandrra: brirët e kërmillit. 2. muz. vegël frymore si gyp i përkulur e me fund të gjerë. 3. si mb. (me parafjalën me) shumë (i madh, i keq): budalla (budallallëk) me brirë; shejtan me brirë.