Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës blertesi
blertësi:

blertësí,-a f. libr. ngjyra e blertë e bimëve, blerim.

Të ngjashme:
lartësi:

lartësí,-a f. sh. -(të) 1. largësia e diçkaje nga toka ose nga një sipërfaqe tjetër në drejtimin pingul; hapësira mbi tokë: fluturon në lartësi; mori lartësi (libr.) u ngrit lart; humbi lartësi (libr.) u ul poshtë. 2. shtrirja e një trupi në hapësirë nga poshtë lart, gjatësia pingule e një trupi; largësia pingule e një vendi a e një pike të tokës nga sipërfaqja e detit; vend i lartë; pjesë e lartë e diçkaje: lartësi absolute (gjeogr.) lartësia e një pike në rruzullin e tokës në krahasim me nivelin e detit; lartësi relative (gjeogr.) lartësia e një pike në rruzullin e tokës në krahasim me një pikë tjetër të njohur. lartësia e malit (e kështjellës). 3. gjeom. segmenti i drejtëzës pingule, që bie nga kulmi i një figure gjeometrike a i një trupi gjeometrik mbi bazën e tyre; gjatësia e këtij segmenti: lartësia e trekëndëshit (e konit, e piramidës, e cilindrit). 4. të qenët i lartë (për tingujt dhe zërat): lartësia e tingullit (e toneve). 5. fig. caku më i lartë i ngritjes ose i zhvillimit të diçkaje, rrafshi që duhet: nga lartësitë e kohës; në lartësinë e duhur. 6. zyrt. titull me të cilin u drejtohemi princave dhe princeshave; njeriu që mban këtë titull (në familje mbretërore): lartësia e tij...

lehtësi:

lehtësí,-a f. sh. -(të) 1. nj. të qenët i lehtë për t’u bërë, për t’u kapërcyer, për t’u arritur etj.; aftësia për të bërë diçka lehtë, pa mundime e pa lodhje; kund. vështirësi: e bëri (e gjeti) me lehtësi; ka lehtësi në të folur (në të shkruar). 2. kushte e rrethana të volitshme që i krijohen dikujt ose ndihmë që i jepet atij për ta kryer punën më lehtë, për të kapërcyer vështirësitë: u janë krijuar lehtësi të mëdha.

blerëse:

blérës,-e, -ja f. sh. -e(t).

blerës:

blérës,-i m. sh. -(it) ai që blen diçka.

blertë:

blértë (i, e) mb. që ka ngjyrën e barit ose të gjetheve të njoma, i gjelbër: fustan i blertë; ara të blerta.