Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës blertë
blertë:

blértë (i, e) mb. që ka ngjyrën e barit ose të gjetheve të njoma, i gjelbër: fustan i blertë; ara të blerta.

blertë:

blért/ë,-a (e) f. ngjyra e blertë.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...s'dinin ç'të bënin kur vinte mbrëmja. Disa mundoheshin të ngushëllonin veten dhe të tierët, duke thënë se, këtej e tutje, ushtarët e huaj nuk do t'u binin më në qafë vajzave tona, sepse do të kishin të tyret. Po ky ishte një ngushëllim i paktë. Më në fund, ato erdhën. I solli një makinë e blertë ushtarake. Më kujtohet si tani. Porsa kishte rënë muzgu dhe kafeneja ishte plot me njerëz. Në fillim nuk e kuptova pse lëvizën njerëzit dhe u afruan te qelqet për të vështruar përjashta. Pastaj disa u sulën te sheshi dhe të tjerët pyesnin se ç'po ndodhte. Shumë tavolina u zbrazën. Edhe nga kafeneja...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...përparme, ai është më i rrëmbyer, më i vendosur dhe shumë më i drejtpërdrejtë në këtë rastin tjetër, edhe pse artistikisht s'është më i fortë: Njizet e katër vjet shetis andej Nëpër vorrezat tueja nuk po më mbërrijnë këmbët t'shkelm Karadak, Ato u gjasojnë yjeve rië qiellin e pafund . . . Barin e blertë mbi to koha pak nga pak — Do ta shtyjë të flasi, e vjetët t'i mbasi: Për vallën e luajtun n'ledina e n'valë, për thikë e bombë, për vdekje pa f j a l ë . . . për flakë mbi k'solla ku flinte fëmija n'djep ! për gjahun e korbit (të vjedhun) e n'sqep, për nanat n'altarë — tue pritë dritë — për fëmijët...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...ngrihen mbi to, etj.. Në bronzin e vonë prodhimi qeramik rigjallërohet. Enët paraqiten me forma më të evoluara, më të pasura dhe më të përsosura nga pikëpamja teknologjike. Zakonisht enët me parete të holla janë të pjekura mirë dhe kanë ngjyra kryesisht të çelëta, okër, të kuqe dhe gri në të blertë. Në fillim kjo qeramikë është e thjeshtë, por në fazat e mëpastajme pasurohet me zbukurime të pikturuara me motive të larmishme gjeometrike. Tek qeramika më e hershme e këtij tipi, pikturimi është bërë pas pjekjes së enës dhe ka ngjyrë të kuqe të praruar, kurse më vonë ai bëhet para pjekjes dhe...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
bletë:

blét/ë,-a f. sh. -ë(t) mizë e dobishme, me krahë e trup të mbuluar me push, që bën mjaltin e dyllin; / përmb. një familje mizash të tilla në një zgjua; zgjoi i tyre: bletë punëtore bletë femër që bën mjaltë; mëma (mbretëresha) e bletës; zgjua (hoje) bletësh; zukasin bletët; roit (hedh) bleta; pres bletën; gumëzhijnë si bletë.

blerë:

blérë (i, e) mb. që është blerë: fëmija pa lerë, djepi i blerë (fj. u.).

blerës:

blérës,-i m. sh. -(it) ai që blen diçka.

bleron:

bler/ón jokal. v. III, -ói, -úar mbin bari i njomë ose dalin gjethet e blerta; vishet me blerim, gjelbëron: bleroi fusha.