Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës blejze
blejzë:

bléjz/ë,-a f. sh. -a(t) fije kërpi a liri, që përdoret për litarë, për thasë etj.

Të ngjashme:
blerje:

blérj/e,-a f. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljes: shitje e blerje. 2. diçka që është blerë.

bejte:

béjt/e,-ja f. sh. -e(t) vjershë me strofa dyvargëshe në poezinë e Lindjes, që u përhap në Shqipëri në shek. XVII-XVIII; vjershë lirike a humoristike që thuret aty për aty; / keq. vargje pa vlerë, vjershë e keqe.

beze:

béz/e,-ja f. sh. -e(t) pëlhurë pambuku pak e ashpër, që përdoret për çarçafë, për ndërresa etj.: këmishë bezeje.

blej:

ble/j kal., -va, -rë 1. marr diçka nga një tjetër duke e paguar me para: bleu një shtëpi; e bleu lirë. 2. fig. keq. e bëj për vete dikë me ryshfet. 3. fig. ia kuptoj mendimin a qëllimin, e marr vesh ku e ka: ia bleu fjalën; / përfitoj prej dikujt, thith: fëmija blen mëson shumë prej të rriturve. / pës. blihém.

leje:

léj/e,-a f. sh. -e(t) 1. miratimi ose e drejta që i jepet dikujt për të kryer një punë, për të përdorur a për të marrë diçka etj.; shkresa që vërteton këtë: leje zyrtare; leje banimi (qëndrimi); leje gjuetie (peshkimi); mos flisni pa leje! 2. e drejta për t’u shkëputur nga puna për një kohë të caktuar për të pushuar etj.; koha gjatë së cilës e gëzojmë këtë gjë: leje e zakonshme (vjetore); leje lindjeje; është me leje.