Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës blejzë
blejzë:

bléjz/ë,-a f. sh. -a(t) fije kërpi a liri, që përdoret për litarë, për thasë etj.

Të ngjashme:
blej:

ble/j kal., -va, -rë 1. marr diçka nga një tjetër duke e paguar me para: bleu një shtëpi; e bleu lirë. 2. fig. keq. e bëj për vete dikë me ryshfet. 3. fig. ia kuptoj mendimin a qëllimin, e marr vesh ku e ka: ia bleu fjalën; / përfitoj prej dikujt, thith: fëmija blen mëson shumë prej të rriturve. / pës. blihém.

blertë:

blértë (i, e) mb. që ka ngjyrën e barit ose të gjetheve të njoma, i gjelbër: fustan i blertë; ara të blerta.

bletëz:

blétëz,-a f. sh. -a(t) bot. 1. mjalcë, bar blete. 2. lëpjetë.

brejcë:

bréjc/ë,-a f. sh. -a(t) 1. teh brisku për të kruar a për të gërryer diçka. 2. mjek. sëmundje si sifilizi etj., që të bren mishin.

blertë:

blért/ë,-a (e) f. ngjyra e blertë.