Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës blej
blej:

ble/j kal., -va, -rë 1. marr diçka nga një tjetër duke e paguar me para: bleu një shtëpi; e bleu lirë. 2. fig. keq. e bëj për vete dikë me ryshfet. 3. fig. ia kuptoj mendimin a qëllimin, e marr vesh ku e ka: ia bleu fjalën; / përfitoj prej dikujt, thith: fëmija blen mëson shumë prej të rriturve. / pës. blihém.

ble:

ble,-u m. sh. -j(të) 1. vëllimi i një libri: bleu i parë (i dytë). 2. bashkë leshi; / tufëz flokësh a fijesh.

Sinonime / Të përafërta:
thith
Të ngjashme:
blec:

blec,-e mb. krahin. lakuriq.

brej:

brej kal., -ta, -tur 1. grimcoj me dhëmbë; e ha pak e nga pak, e gërryej: krimbi bren drurin; ndryshku bren hekurin; uria bren gurët (fj. u.). 2. jokal. v. III (me trajtë të shkurtër përemërore) më kruhet shumë: më brejnë duart. 3. v. III (me trajtë të shkurtër përemërore) fig. më mundon shumë diçka përbrenda, s’më lë të qetë: më bren ndërgjegjja; më bren malli për djalin; më bren meraku (dyshimi).

vlej:

vlej jokal., -ta, tur 1. v. III ka këtë ose atë vlerë, çmohet, kushton: sa vlen kjo orë?; vlen më shumë (më pak). 2. jam i vlefshëm a i rëndësishëm për cilësitë e aftësitë që kam, jam i dobishëm; v. III hyn në punë; shërben për diçka; i bën mirë: vlen sa për dhjetë; nuk vlen asnjë grosh; i vlejti klima; i ka vlejtur kritika (këshilla). 3. kal. v. III e meriton të bësh një mundim, një punë etj. ose të tregosh vëmendje e kujdes për diçka: ia vlen të shkosh aty; s’e vlen të merresh me të. 4. si pavet. duhet: vlen të thuhet (të përmendet).

bej:

be/j,-u m. sh. -jlérë(t) 1. hist. pronar tokash në sistemin ekonomik feudal. 2. titull i vjetër osman për qeveritarin e një krahine dhe më pas titull fisnikërie më i ulët se i pashait: beu i fshatit. 3. zotëri (zoti) (me nderim): erdhi Qemal beu.