Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës blegtori
blegtori:

blegtorí,-a f. 1. degë e ekonomisë bujqësore, që merret me rritjen e mbarështimin e bagëtive. 2. përmb. kafshët shtëpiake, bagëtia.

blegtor:

blegtór,-i m. sh. -ë(t) ai që merret me blegtori; bari.

Sinonime / Të përafërta:
bagëtia
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...pak e nga pak, në zotërues i saj. Në këtë kohë lindin e zhvillohen forma të ndryshme të veprimtarisë prodhuese të njeriut, të cilat me plot të drejtë mund të merren si zanafilla e degëve të veçanta të ekonomisë dhe të përparimit teknik e kulturor të shoqërisë së sotme. Të tilla janë bujqësia e blegtoria, prodhimi i qeramikës, tjerrja dhe endja, teknika e ndërtimit të banesave etj.. Përsoset në këtë kohë edhe teknika e punimit të veglave prej kocke dhe prej guri. Hyn në përdorim të gjerë dhe bëhet karakteristike për epokën dhe teknika e lëmimit të gurit. Nga fundi i neolitit (eneolit), për të...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
blegtore:

blegtór,-e, -ja f. sh. -e(t).

blegtor:

blegtór,-e mb. blegtoral.

blegtoral:

blegtorál,-e mb. që lidhet me blegtorinë, i blegtorisë; që merret me blegtori, blegtor; që merret nga blegtoria: ndërmarrje blegtorale; prodhime blegtorale.

alegori:

alegorí,-a f. sh. -(të) let. shprehje e mendimeve nëpërmjet figurave të gjalla e konkrete; fjalë a shprehje me domethënie të tërthortë: flet me alegori.