Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës blegtor
blegtor:

blegtór,-i m. sh. -ë(t) ai që merret me blegtori; bari.

blegtor:

blegtór,-e mb. blegtoral.

Sinonime / Të përafërta:
bari
blegtoral
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...i gjejmë në vendbanimet më të hershme neolitike (Vashtëmi, Kolsh etj.). Në depozitimet neolitike të vendit tonë, përzier me mbeturina të ndryshme të kulturës, janë zbuluar me shumicë dhe kocka bagëtish të imëta dhe të trasha, që tregojnë se krahas bujqësisë banorët neolitikë merreshin edhe me blegtori. Prej bagëtive ata siguronin qumështin, mishin, leshin, lëkurën etj.. Një pjesë të këtyre produkteve ata i siguronin dhe nëpërmjet gjuetisë së kafshëve të egra, kockat dhe brirët e të cilave i ndeshim gjithashtu në qendrat e banuara të kësaj kohe. Dreri ishte një nga kafshët e egra më të parapëlqyera...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
blegtori:

blegtorí,-a f. 1. degë e ekonomisë bujqësore, që merret me rritjen e mbarështimin e bagëtive. 2. përmb. kafshët shtëpiake, bagëtia.

blegtore:

blegtór,-e, -ja f. sh. -e(t).

begator:

begatór,-e mb. pjellor, i begatshëm; i pasur.

blegtoral:

blegtorál,-e mb. që lidhet me blegtorinë, i blegtorisë; që merret me blegtori, blegtor; që merret nga blegtoria: ndërmarrje blegtorale; prodhime blegtorale.