Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës blegerij
blegërij:

blegërí/j jokal., -ta, -tur 1. v. III lëshon blegërimë (për dhentë). 2. nxjerr një zë si të deles; vajtoj, qaj me dënesë.

Sinonime / Të përafërta:
vajtoj
Të ngjashme:
blegëroj:

blegër/ój jokal., -óva, -úar blegërij.

blegërim:

blegërím,-i m. blegëritje.

blegërimë:

blegërím/ë,-a f. sh. -a(t) 1. britma e deles. 2. vajtim, qarje me dënesë.

blegëritje:

blegërítj/e,-a f. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljes. 2. blegërimë.