Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës blegërimë
blegërimë:

blegërím/ë,-a f. sh. -a(t) 1. britma e deles. 2. vajtim, qarje me dënesë.

Sinonime / Të përafërta:
vajtim
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...qenë prej poetëve që e trondisin lexuesin, Rifat Kukaj kujdeset ta kënaq: veshin e tij me muzikën, kurse syrin e tij me ngjyrën e vargjeve. Për veshët e lexuesit të vet ai është kujdesur të fusë në vargje sa më shumë tinguj tupanash, zamparesh, surlash, qytelishë; sa më shumë cicërima bilbilash, blegërimë qengjash, shushurimë mjellmash, e të tjera. Për sytë e tij është kujdesur të japë sa më shumë peisazhe të ndryshme: bjeshkësh, liqenjsh, livadhësh. detrash, dhe të japë peisazhe të ndryshme me ngjyra të ndryshme. Rifat Kukaj është poet të cilin e tërheq në radhë të parë bukuria e natyrës, prandaj...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
blegërim:

blegërím,-i m. blegëritje.

blegërij:

blegërí/j jokal., -ta, -tur 1. v. III lëshon blegërimë (për dhentë). 2. nxjerr një zë si të deles; vajtoj, qaj me dënesë.