Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ble
ble:

ble,-u m. sh. -j(të) 1. vëllimi i një libri: bleu i parë (i dytë). 2. bashkë leshi; / tufëz flokësh a fijesh.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...prej nga drejton punët, ai ka të njëjtën pllakë, madje edhe në shkresat e llogarive e të gjyqeve ai nënshkruan me të njëjtat fjalë, "Lundra dhe trape", thua se kjo të ishte emblema e tij, siç është luani i bardhë me një pishtar zjarri midis dhëmbëve emblema e kryezotit tonë. Qysh se ky zot i ri bleu trapet e lundrat, traparët e lundërtarët u kthyen në rrogëtarë të tij, përveç ndonjë rasti të rrallë, si ai i traparit kokëshkretë të Përroit të Cungjeve, që pranoi më mirë të vdiste urie, sesa të merrte rrogën e ebreut të mallkuar. Fill pas dimrit të vitit 1367 u ngjit edhe në bregun tonë ajo...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...Napolit, në të vërtetë e ndiente gjithnjë e më shumë pushtetin e princit shqiptar. Me sa duket ky i fundit, i ndërgjegjshëm për interesat e shumtë që ndërthureshin në Durrës, kishte vendosur ta merrte qytetin në mënyrë « të ligjshme », duke shmangur përdorimin e armëve. Në fakt aty nga viti 1383 ai e bleu atë nga anzhuinët kundrejt një shume të madhe të hollash. Sundimi i Karl Topisë mbi qytetin e dëshiruar buzë Adriatikut nuk zgjati shumë. Marrja e qytetit prej tij ndodhi në një kohë kur ishte rindezur konflikti i hershëm me Balshajt, ndërkohë zotër edhe të Vlorës. Me një sulm të befasishëm në...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
bel:

bel,-iI m. sh. -e(t) pjesa më e ngushtë e trupit të njeriut poshtë kraharorit, mes; pjesa e veshjeve në këtë vend: me bel të këputur me bel shumë të hollë; fustan me bel; e kapi për beli; kam dhimbje në bel.

bel:

bel,-iII m. sh. -a(t) vegël bujqësore si lopatë, me teh më të vogël e më të fortë, që përdoret për të hapur hendek etj.: bel ulluk bel me teh si lug.

bie:

bíeI jokal., ráshë, rënë 1. rrëzohem përtokë a këputem nga lart poshtë; ulem a shtrihem diku; hidhem drejt diçkaje: ra një gur nga mali; ra nga pema (nga kali); më ra nga duart; ra në pus (në lumë); ra muri; u pengua e ra; ra përmbys; ranë gjethet; i ranë flokët (dhëmbët); bie shi (borë); ra për të fjetur; ra i sëmurë (lehonë); i ra ndër këmbë (në gjunjë) (edhe fig.); bie me pulat fle shumë herët; ra i vdekur; dardha nën dardhë bie (fj. u.); / v. III vjen, përhapet, pllakos: ra nata; ra heshtja; ra zia (kolerja). 2. jap jetën për një çështje të drejtë: ra në luftë (në krye të detyrës); ra dëshmor (për liri). 3. lëviz nga lart në një vend më të ulët; zbres; v. III rrjedh, derdhet; varet poshtë a shtrihet lirshëm mbi diçka; ulet: ra dielli; ranë në fushë; më ranë lotët; i ra gjak nga hundët; i binin djersët çurk; shkëmbi binte pingul; bie perdja; i ranë pantallonat; flokët i binin mbi supe; ra lumi; i kanë rënë faqet (fig.) u dobësua; i ra barku (fig.) u dobësua. 4. dorëzohem, nuk bëj më qëndresë: ra qyteti; ra qeveria. 5. ulem në detyrë; / v. III shfuqizohet (për ligjet etj.). 6. edhe kal., shkoj, përshkoj; i dal, kaloj: i ra fushës mespërmes; i ra drejt (rrotull, kryq e thërthor); i ra me not; i ra prapa (fig.) e ndoqi prapa. 7. marr tatëpjetën; v. III ulet, pakësohet (sasia, vlera, forca, vrulli etj.); dobësohet; zbutet; fig. humb cilësitë e mira, keqësohet: ranë çmimet; ra dollari; ra prodhimi; i ra vlera (autoriteti); ra era; i ranë ethet; ra të nxehtit; i ra inati; ka rënë puna (vrulli); ka rënë nga shëndeti (në mësime, nga gjendja); ra shpirtërisht; sa poshtë ka rënë! (fig.). 8. edhe fig., ndodhem papritur në një gjendje të caktuar, hyj, futem; gjej befas diçka të çmuar dhe turrem i etur mbi të; qëlloj me dikë; v. III ndodh a vjen rastësisht; gjendet diku, qëllon, e kap, përfshin; (me trajtë të shkurtër përemërore) më kushton, më qëllon ta paguaj: ra tërmet; i ra plani shtëpisë; më ra udha (puna); më ra në vesh; më ra ndër mend; ra fjala; më ra si bombë; me ç’të më bjerë në dorë; festa ra të martën; ku bie Fieri?; ra i pesti (i fundit); ra me barrë; ra rob; ra në burg (në grackë); ra në hall (ngushtë); ra në thonjtë e xhelatit; ra në mjerim; ra në mendime; ra në gjumë (në kllapi); ra në dashuri (në vetëkënaqësi); më ranë veshët rehat; ranë në gjurmë; ra në një familje të mirë; i ra lirë. 9. edhe kal., edhe fig., godit, qëlloj; e bëj të tingëllojë; luaj me një vegël muzikore a luaj një pjesë muzikore; v. III përplaset diku a prek diçka; tingëllon, dëgjohet: i ra me shkop (me pushkë); i bie kokës me grushte; i ra topit; më ra era në shpatulla; i ra rrufeja; i ra drita në sy (dielli në kokë); më ra rëndë ajo fjalë; ra zilja (telefoni); i bie fyellit (violinës); i ra një valsi; i bie pragut të dëgjojë dera (fig.) e hedh fjalën për diçka tjetër; / sulem, vërsulem; e sulmoj, e godit; e qortoj: i ranë armikut; ra ujku ndër dhen; i ra në kokë e qortoi rëndë. 10. edhe kal., v. III, edhe fig., fillon me vrull, shpërthen e përhapet; më zë a më godit; më vjen: ra zjarr; i ra një çehre e verdhë; i ra një hije mori një pamje të hijshme; ra gripi; i ra pika; i ra krimbi; i ra të fikët; i ra rakia në kokë; i ra barra; pika që s’i bie! (mallk.). 11. lidhem me dikë, pajtohem; jepem shumë pas dikujt a pas diçkaje; i futem, i përvishem: ranë në fjalë (në pazar); s’bie në kompromis; ra pas lojës (pas qejfeve); i ra byrekut sa e mbaroi; u ranë shqerrave e i therën. 12. bised. kam lidhje gjaku a afrie: biem kushërinj të dytë (krushq). 13. bised. bëj një punë shpejt me diçka, i heq, i jap: i ra një fshesë (një leckë) shtëpisë; i ra me brisk mjekrës; ra drapri filluan korrjet; bjeri kazmës! puno! 14. fig. lodhem shumë duke bërë të njëjtën gjë pa pushim: më ranë këmbët (së ecuri); më ranë krahët (së punuari); më ranë thonjtë (së lari); më ranë kryqet; më ra bretku (në punë); më ra goja (gjuha) (së thëni). 15. v. III (me trajtë të shkurtër përemërore), edhe fig., më bën, më rri si duhet; më vjen për shtat, më shkon, pajtohet: më bien mirë këpucët; na bie për mbarë; i binte pas qejfit. 16. më caktohet, më ngarkohet; më takon, më përket; e kam unë përsipër: i ra në pjesë; i ra radha; i bie atij të shkojë; ra mbi shpatullat e tij; mos fut hundët tek s’të bie! (fj. u.). 17. them, flas: i ra drejt (shkurt). 18. lëshoj, kam: bie erë të mirë (të keqe); bie erë barut; po nuk hëngre hudhra, s’të bie erë goja (fj. u.).

bie:

bieII kal., prúra, prúrë 1. e mbart a e sjell më afër ose aty ku jam; nxjerr a sjell diçka; parashtroj, paraqit: më bjer një karrige (një gotë ujë); i prunë eshtrat në atdhe; pruri një letër (një lajm); era pruri shi; halli e pruri këtu; ç’e mirë të pruri?; gjurmët e prunë deri në shtëpi; pruri prova të reja. 2. fig. e sjell në një gjendje të caktuar; e çoj atje ku duhet: ia pruri mbarë; sido që ta bjerë puna sido që të ndodhë; e pruri fjalën te …; e pruri në rregull (në qejf, në vete); ai e pruri në atë ditë (në atë gjendje); e pruri në jetë e lindi.

bile:

bíl/e,-ja f. sh. -e(t) fëm. organi seksual i djemve.