Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës blatoj
blatoj:

blat/ój kal., -óva, -úar i fal dhurata një hyjnie; / lart. i dhuroj dikujt një gjë si shenjë nderimi e mirënjohjeje; i kushtoj: i blatoi një këngë.

Të ngjashme:
baltoj:

balt/ój kal., -óva, -úar lyej me baltë: baltoj murin.

batoj:

bat/ój kal., -óva, -úar 1. anoj. 2. përmbys.

latoj:

lat/ój kal., -óva, -úar gdhend diçka për ta bërë me faqe të lëmuara; skalit: latoj gurin (mermerin); latoj trarët; / fig. e gdhend, e ndreq dikë: e latoi djalin. / pës. latóhem.

aratoj:

arat/ój kal., -óva, -úar lëvroj tokën. / pës. aratóhet v. III.

baltok:

baltók,-u m. sh. -ë(t) copë e pjekur balte, që vihet si këmbje nën tepsi; / rrotull balte që i vihet boshtit të qerthullit.