Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës blanjë
blanjë:

blánj/ë,-a f. sh. -a(t) copë e prerë a e shkëputur nga diçka: blanjë mishi.

Të ngjashme:
banjë:

bánj/ë,-a f. sh. -a(t) 1. kthinë e vogël me pajisjet për t’u larë; ndërtesë me shumë kthina të tilla: banjë popullore; banjë me avull. 2. kryes. sh. llixhë. 3. larja e trupit me ujë në dush, në det etj. ose kalitja e tij në diell e në ajër: banjë rëre; rroba banje. 4. euf. nevojtore.

blanë:

blán/ë,-aI f. sh. -a(t) shenjë që mbetet në trup nga një plagë, nga një goditje etj.; njollë, mbresë; larë, balë: blanë thike; dhi me blana.

blanë:

blán/ë,-aII f. sh. -a(t) urra e drurit.

balancë:

balánc/ë,-a f. sh. -a(t) libr. 1. peshore: vë në balancë. 2. baraspeshë.

bilonjë:

bilónj/ë,-a f. sh. -a(t) 1. bisk i drejtë druri, lastar. 2. fig. vajzë shtathedhur, biskonjë.