Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës blac
Të ngjashme:
blacë:

blác/ë,-a f. sh. -a(t) pyll i ulët, me shkurre e me ferra të dendura.

blec:

blec,-e mb. krahin. lakuriq.

blic:

blic,-i m. sh. -e(t) llambë me ndriçim të fortë e të menjëhershëm, që përdoret gjatë fotografimit.

brac:

brac,-i m. sh. -ë(t) bised. vjedhës xhepash a sendesh të vogla.

balç:

balç,-i m. sh. -a(t) bot. barishte me gjethe të vogla, me lule të verdha e me erë të mirë, që përdoret për plagët; bar të preri, lule balsami; / lëngu i kësaj bime që përdoret për mjekim.

ilaç:

iláç,-i m. sh. -e(t) 1. lëndë e përgatitur si lëng, pluhur, hape, krem etj., që përdoret për mjekimin e plagëve ose për parandalimin a për shërimin e sëmundjeve; bar: ilaç qetësues (popullor); pinte ilaçe. 2. bised. lëndë kimike që përdoret për të zhdukur a për të larguar kandrra e kafshë të dëmshme, për të larë a për të pastruar diçka etj.: ilaç për miza (për minj, për tartabiqe); ilaç rrobash. 3. fig. mjet a mënyrë për të bërë diçka, për të dalë nga një vështirësi a për të shpëtuar nga një e keqe; rrugëdalje: ia gjeti ilaçin; s’ka ilaç për këtë punë.