Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bjeshkatar
bjeshkatar:

bjeshkatár,-i m. sh. -ë(t) banor i bjeshkëve; / ai që veron me bagëti në bjeshkë.

bjeshkatar:

bjeshkatár,-e mb. poet. bjeshkor, i bjeshkëve: kreshtat bjeshkatare.

Sinonime / Të përafërta:
bjeshkor
Të ngjashme:
bjeshkatare:

bjeshkatár,-e, -ja f. sh. -e(t) 1. banore e bjeshkëve. 2. grua që përpunon bulmetin në stanet e bagëtive.

peshkatar:

peshkatár,-i m. sh. -ë(t) ai që merret me peshkim.