Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bjeshkë
bjeshkë:

bjéshk/ë,-a f. sh. -ë(t) mal i lartë me kullota verore: ujë bjeshke.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...cilët kishin tre muaj e ca që shtegtonin pa pushim nëpër principata, kontera e pashallëqe, duke blerë udhën e madhe perëndimore, që dikur quhej Via Egnatia e që tani i thonë Udha e Ballkanit, sipas emrit me të cilin turqit kane pagëzuar kohët e fundit krejt gadishullin e që vjen prej fjalës "bjeshkë". Më fort se dëshira e osmanëve për të mbështjelle me një emërtim vendet e popujt e ujdhesës, si për ti gllabëruar më lehtë pastaj, më ka habitur gatishmëria jone per ta pranuar emrin e ri. Kam dyshuar përherë se ka qene një shenjë e keqe e tani i bindur se është më keq se kaq. Nëpër këtë udhë...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...metropolat evropiane, në qoftë se nuk i ka parë kuriozitetet antike dhe mesjetare. Snobi nuk mund të jetë snob në qoftë se pas këtyre shëtitjeve internacionale nuk është ndalur ndonjë javë në bregdet, për të rreshkur lëkurën në diellin mediteran dhe në qoftë se nuk është kthyer ndonjë javë tjetër në bjeshkë për t'i flladitur mushkëritë me ajrin e freskët malor. Snobi shpesh e shfaq snobizmin e vet edhe përmes ambicjesh shkencore. Megjithëse nuk është i interesuar, për shkak se nuk ka kohë, që t'i japë farë kontributi veprimtarisë shkencore në mjedisin e tij, snobi në disa raste bën përpjekje të mëdha...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
bjeshki:

bjeshkí,-a f. 1. vend në bjeshkë. 2. përpunimi i bulmetit në stanet e bjeshkëve.

breshkë:

bréshk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. zool. kafshë e vogël me katër këmbë dhe me trup të futur në guaskë të fortë e pulla-pulla: breshkë uji breshkujëse; breshkë deti; me hapin e breshkës (fig.) shumë ngadalë. 2. zool. breshkëz. 3. bot. breshkëz.

pjeshkë:

pjéshk/ë,-a f. sh. -a(t) bot. pemë me lule ngjyrë trëndafili, që bën kokrra të tulta e të mbuluara me push dhe me bërthamë; kokrrat e kësaj peme: pjeshkë çahje (shklese) pjeshkë që i hiqet lehtë bërthama; pjeshkë mishje pjeshkë që i veçohet me vështirësi bërthama nga tuli; komposto (reçel) pjeshke.

bjeshkoj:

bjeshk/ój jokal., -óva, -úar veroj në bjeshkë; / kal. mbaj e kullot bagëtinë në bjeshkë.

bjeshkor:

bjeshkór,-e mb. që ka bjeshkë; që lidhet me bjeshkën, i bjeshkës; që rritet në bjeshkë: vend bjeshkor.