Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bjerrakohes
bjerrakohës:

bjerrakóhës,-i m. sh. -(it), edhe si mb., bjerraditës.

Sinonime / Të përafërta:
bjerraditës
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...fronti. Shpeshherë, te porta e shtëpisë publike varej një lajmërim: "Nesër civilët nuk pranohen" dhe të gjithë e merrnin vesh se të nesërmen do të kishte lëvizje në front. Lajmërimi, dihej, vihej fare kot, sepse askush nuk shkonte kur kishte ushtarë, me përjashtim të Lame Kareco Spirit, që, si bjerrakohës që ishte, e kapërcente pragun orë e pa kohë. Në ato ditë, ne shkonim andej për të shikuar ushtarët e kthyer nga vija e parë e frontit, që prisnin në rreshta të gjatë përpara portës, të ndotur, të parruar e të palarë. Ata nuk e prishnin radhën edhe kur binte shi dhe, me siguri, ishte ...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"