Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bjerr
bjerr:

bjerr kal., bóra, bjérrë humb.

Të ngjashme:
çjerr:

çjerr kal., çóra, çjérrë 1. i heq rripa ose copa duke e kapur në diçka të mprehtë ose duke e tërhequr fort; gris; shqyej; çaj lëkurën e trupit, gërvisht thellë: çjerr rrobat; çjerr dorën. 2. fig. hedh poshtë një marrëveshje, gris. 3. fig. i shkaktoj dhembje therëse, e shpoj, e gërvisht: të çjerr veshët; të çjerr zemrën të copëton zemrën; të çjerr barkun s’e duron dot. 4. euf. i heq organet seksuale një kafshe mashkull: çjerr derrin.

djerr:

djerr,-i m. sh. -e(t) 1. tokë a arë që lihet pa u punuar për disa vjet: hap djerre. 2. pëlhurë a diçka tjetër e punuar thjesht (pa lule, pa vija etj.). 3. si ndajf. në gjendje të papunuar (për tokën): mbeti (e lanë) djerr.

pjerr:

pjerr kal. dhe jokal., póra, pjérrë anoj: pjerr trupin (kokën).

tjerr:

tjerr,-i m. fill leshi, pambuku etj., i tjerrë me dorë: tjerr lini.

tjerr:

tjerr kal., tóra, tjérrë 1. e bëj fill leshin, pambukun etj. 2. fig. e zgjat shumë një punë, e bëj tërkuzë; shpif: i tirrte fjalët. / pës. tírret v. III.