Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bizon
bizon:

bizón,-i m. sh. -ë(t) zool. ka i egër i Amerikës Veriore, me trup të madh e me një gungë midis shpatullave.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...detit. Si pasojë e këtyre ndryshimeve klimatike ndryshoi dhe fauna e flora e vendit. Nga kafshët e vjetra qëndruan vetëm ato që mundën ta përballonin të ftohtit. Krahas tyre u shfaqën dhe kafshët karakteristike vetëm për kushtet e klimës së ftohtë. Të tilla ishin mamuthi, rinoceronti leshtor, bizoni, dreri i veriut, ariu i shpellës, hiena e shpellës, dhia e egër etj.. K R E U I LIN DJA DH E FORM IM I I BASH KËSISË PRIM ITIVE Të ftohtët ndikoi edhe në mënyrën e jetesës. Në luftën për të përballuar vështirësitë klimatike dhe për të mbijetuar, njeriu i kësaj kohe bëri hapa të rëndësishëm drejt...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
bidon:

bidón,-i m. sh. -ë(t) enë e madhe, e rrumbullakët e me kapak, që përdoret për lëngje: bidon qumështi (vajguri).

bimon:

bim/ón jokal. v. III, -ói -úar 1. mbin (një bimë): bimoi misri. 2. mbulohet me bimë: bimoi ara.

mizon:

miz/ón jokal. v. III, -ói, -úar 1. qëmton, fijon (borë). 2. mizëron.

vizon:

vizón,-i m. sh. -ë(t) zool.

baron:

barón,-i m. sh. -ë(t) hist. titull i pronarëve feudalë në Evropën Perëndimore, një shkallë më poshtë se konti.