Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bizgë
bizgë:

bízg/ë,-a f. bised. jashtëqitje e hollë; barkonjë, purthë: e ka zënë bizga.

Sinonime / Të përafërta:
barkonjë
purthë
Të ngjashme:
bezgë:

bézg/ë,-a f. sh. -a(t) bot. shkurre me gjethe heshtake e me lule të verdha në tufë, që tërheqin bletët, sfakë.

dizgë:

díz/gë,-ga f. kryes. sh. -gje(t) gjalmi që mban shtrënguar pas këmbës tirqit, çorapet etj.; rrip leshi për lidhur foshnjën në djep, ndrizë; kordele.

pizgë:

pízg/ë,-a f. sh. -a(t) 1. fyell prej kallami ose prej kashte; bilbil me lëkurë druri të njomë. 2. si mb. që është i hollë e të shpon veshët (për zërin). 3. edhe si ndajf., curril: pizgë uji; i shkonte gjaku pizgë.

qizgë:

qízg/ë,-a f. qerja.

tizgë:

tízg/ë,-a f. sh. -a(t) 1. dizgë. 2. hobe: gjuanin me tizgë.