Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bizantin
bizantin:

bizantín,-e mb. që lidhet me Perandorinë e Bizantit dhe me periudhën e saj, i Bizantit: Perandoria Bizantine.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

... sistemit antik të prodhimit dhe me rënien e Perandorisë Romake, ndryshe nga ajo e tre shekujve të parë të erës sonë ka mbetur më pak e studiuar. Vëmendjen e studiuesve për këtë periudhë e kanë tërhequr sulmet e « barbarëve » dhe luftërat që Perandoria Romake dhe më pas perandoria e hershme bizantine kanë bërë për mbrojtjen e kufijve veriorë. Nuk ka munguar interesimi i historiografisë së huaj edhe për « perandorët ilirë », të cilët bënë përpjekje për t’ia zgjatur jetën Perandorisë Romake dhe njëkohësisht rendit skllavopronar në rënie e sipër. Kjo është, në historinë e ilirëve, një periudhë...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...konopin, sidomos në stinën e dimrit. Trapi sillte të ardhura të shumta, jo vetëm nga kapërcimi i njerëzve e i bagëtive, por kryesisht nga kalimi i karvanëve, që çonin përmes Arbrit e Maqedonisë kripën e kriporeve të mëdha të bregdetit dhe sidomos nga qerret që bënin furnizimin e bazës detare bizantine të Orikumit, pranë Vlorës. Për ndarjen e të ardhurave midis kryezotit tonë dhe "Lundra dhe trape" ishin bërë marrëveshje të hollësishme. Ç'është e vërteta, asnjëherë s'ishte dëgjuar as grindja më e vogël për to, gjë e rrallë kjo në fytyrë të dheut. Siç duket, "Lundra dhe trape" ishte gjithmonë...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"