Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bixan
bixan:

bixán,-i m. sh. -ë(t) ulli kokërrvogël e vajës.

Të ngjashme:
biban:

bibán,-i m. sh. -ë(t) krahin. gjel deti.

mixan:

mixán,-i m. sh. -ë(t), edhe si mb., lloj ulliri që bën kokrra të vogla dhe me shumë vaj: ulli mixan.

bacan:

bacán,-i m. sh. -ë(t) 1. dash me turi të bardhë. 2. fig. djalë i urtë.

biçak:

biçák,-u m. sh. -ë(t) thikë e vogël me dorezë druri, kocke etj., që hapet e mbyllet: ha pak e bli biçak (fj. u.).

bidon:

bidón,-i m. sh. -ë(t) enë e madhe, e rrumbullakët e me kapak, që përdoret për lëngje: bidon qumështi (vajguri).