Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bitum
bitum:

bitúm,-i m. sh. -e(t) lëndë minerale e zezë, veshtullore ose e ngurtë, që nxirret nga toka dhe përdoret për të shtruar rrugët etj.; serë: bitum nafte; fuçi bitumi.

Të ngjashme:
bilur:

bilúr,-i m. 1. porcelan; xham i pastër; kristal i bardhë: enë biluri; i bardhë si biluri. 2. si mb. shumë i pastër a i kthjellët; shumë i bardhë: qielli ishte bilur; e ka qafën bilur.

binom:

binóm,-i m. sh. -e(t) 1. mat. shprehje algjebrike me dy terma të bashkuar me shenjën plus ose minus. 2. fig. libr. dy dukuri me lidhje të ndërsjellë: formojnë një binom.

bitis:

bitís kal., -a, -ur bised. e mbaroj diçka, i jap fund, e kryej; / e shkatërroj krejt, e rrënoj: i bitisën me të gjitha; / jokal., mori fund diçka, mbaroi: bitisi ajo punë.

bitme:

bítm/e,-ja f. sh. -e(t) bimëz; mënjollë.

bitumoj:

bitum/ój kal., -óva, -úar shtroj a lyej me bitum: bitumoj çatinë. / pës. bitumóhet v. III.