Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bitis
bitis:

bitís kal., -a, -ur bised. e mbaroj diçka, i jap fund, e kryej; / e shkatërroj krejt, e rrënoj: i bitisën me të gjitha; / jokal., mori fund diçka, mbaroi: bitisi ajo punë.

Të ngjashme:
batis:

batís kal., -a, -ur bised. 1. edhe fig., e rrëzoj përtokë, e përmbys; e vë poshtë; pllakos: e batisi dheu; më batisi malli. 2. përpajnoj. 3. jokal. ia beh: batisi lumi.

artis:

artís kal., -a, -ur bujq. nxjerr një fidan nga toka dhe e mbiell në një vend tjetër.

bastis:

bastís kal., -a, -ur kontrolloj befas e me dhunë në një shtëpi a në një vend tjetër për të gjetur diçka të ndaluar. / pës. bastísem.

binish:

binísh,-i m. sh. -e(t) xhybe e gjerë e hoxhallarëve; / pallto e gjerë prej cohe të mirë a prej mëndafshi: binishi i nuses.

bitme:

bítm/e,-ja f. sh. -e(t) bimëz; mënjollë.