Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës biterr
bitërr:

bít/ërr,-rra f. sh. -rra(t) bimë misri e vogël, që e shkulim nga ara gjatë rrallimit: mbeti bitërr (fig.) mbeti i hollë e i dobët.

Të ngjashme:
bateri:

baterí,-a f. sh. -(të) 1. usht. njësi artilerie prej disa togash: bateri kundërajrore. 2. fig. goditje a sulme të përqendruara: bateri kritikash. 3. fiz. grup i lidhur pilash, akumulatorësh a kondensatorësh: radio me bateri.

bigorr:

bigórr,-i m. sh. -a(t) çmërs; / edhe fig., fundërri; poshtërsi.

piteri:

piterí,-a f. sh. -(të) tregtore ku bëhen e shiten pite.

bjerr:

bjerr kal., bóra, bjérrë humb.

berr:

berr,-i m. sh. -a(t) bagëti e imët: mish berri; çdo berr varet nga këmbët e veta (fj. u.) secili përgjigjet për punët e veta e i del zot vetes.