Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bitërr
bitërr:

bít/ërr,-rra f. sh. -rra(t) bimë misri e vogël, që e shkulim nga ara gjatë rrallimit: mbeti bitërr (fig.) mbeti i hollë e i dobët.

Të ngjashme:
bigorr:

bigórr,-i m. sh. -a(t) çmërs; / edhe fig., fundërri; poshtërsi.

bijëri:

bijërí,-a f. 1. përmb. bijtë e bijat e dikujt. 2. bijësi.

birëri:

birërí,-a f. të qenët bir i dikujt; prejardhje e drejtpërdrejtë: lidhje birërie.

bistër:

bíst/ër,-ra f. sh. -ra(t) zool. peshk deti me trup të hollë e të gjatë, gjilpërëz.

bistër:

bístër mb. 1. i cemtë: ujë bistër. 2. fig. shumë i shkathët; i mprehtë nga goja; gjuhustër.