Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bisturi
bisturi:

bisturí,-a f. sh. -(të) kirur. thikë e vogël për operime.

Të ngjashme:
histeri:

histerí,-a f. sh. -(të) 1. mjek. sëmundje nervore që shfaqet me turbullime të gjendjes shpirtërore e mendore dhe shoqërohet me të qeshura të shfrenuara, me lot etj. 2. zemërim i shfrenuar: flet (sillet) me histeri; / fig. keq. veprim i shfrenuar ose veprimtari e ethshme; histerizëm: histeri lufte.

histori:

historí,-a f. sh. -(të) 1. bota, jeta, realiteti në zhvillim të pandërprerë: ligjet e historisë; / tërësia e fakteve, e ngjarjeve dhe e dukurive, që karakterizojnë jetën dhe zhvillimin e një populli a të gjithë botës; periudhë ose rrugë e zhvillimit shoqëror në një fushë të caktuar (të kulturës etj.); shkenca që studion këtë zhvillim: historia e Shqipërisë; historia e vjetër (e sotme); historia e gjuhës shqipe; hyri në histori u bë i njohur. 2. diçka që ka ndodhur ose që përsëritet; tregim ose përshkrim i një ngjarjeje; ndodhi: histori e hidhur; është e njëjta histori; u bë histori u zgjat shumë ose u përsërit disa herë; nuk po e njeh historia as është parë, as është dëgjuar për të.

bistër:

bíst/ër,-ra f. sh. -ra(t) zool. peshk deti me trup të hollë e të gjatë, gjilpërëz.

bistër:

bístër mb. 1. i cemtë: ujë bistër. 2. fig. shumë i shkathët; i mprehtë nga goja; gjuhustër.

dituri:

diturí,-a f. sh. -(të) njohuritë e fituara me studime a në praktikë; dije; shkalla e njohjes së diçkaje; shkencë: dituri shkencore (teorike); fushat (degët) e diturisë.