Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bistak
bistak:

bisták,-u m. sh. -ë(t) vesh rrushi.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...të mira të racës. Të dhënat arkeologjike i vërtetojnë këto njoftime. Parmenda e paraqitur në buzët e një pitosi gjetur në fushën e Korçës, si dhe figurat simbolike të paraqitura në monedhat e Dyrrahut e të Apolonisë, apo në monumentet varrimore të kohës, si kalliri i grurit, dega e ullirit, bistaku i rrushit, bleta, lopa si dhe briri i bollëkut, simbol i pjellorisë dhe i begatisë, u bëjnë jehonë pasurive të tokës ilire dhe zhvillimit që kishin marrë bujqësia e blegtoria ilire në këtë kohë. Tregtia dhe qarkullimi monetar Si rrjedhim i zhvillimit të zejtarisë dhe të degëve të tjera të ekonomisë...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
bishtak:

bishták,-uI m. sh. -ë(t) 1. enë për ujë me bisht të gjatë; bishtore gjelle. 2. pjesa e fundit e dorakut të parmendës.

bishtak:

bishták,-uII m. sh. -ë(t) 1. mëz njëvjeçar. 2. fig. fëmijë që ende nuk është ngritur në këmbë. 3. mospërf. njeri që mbetet i fundit në punë, në udhë etj., bisht.

bishtak:

bishták,-e mb., edhe si em., 1. që ka bisht të gjatë; që vjen si me bisht: fik bishtak; me sy bishtakë. 2. fig. keq. e përdalë: grua bishtake.

baltak:

balták,-e mb. që ka shumë baltë; i qullët si baltë; baltanik: tokë baltake.

bastar:

bastár,-i m. sh. -ë(t) kasolle e vogël barinjsh.