Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bistër
bistër:

bíst/ër,-ra f. sh. -ra(t) zool. peshk deti me trup të hollë e të gjatë, gjilpërëz.

bistër:

bístër mb. 1. i cemtë: ujë bistër. 2. fig. shumë i shkathët; i mprehtë nga goja; gjuhustër.

Sinonime / Të përafërta:
gjilpërëz
gjuhustër
Të ngjashme:
vistër:

víst/ër,-ra f. sh. -ra(t), edhe si ndajf., varg: vistër peshqish (kuajsh); shkonin vistër.

bastar:

bastár,-i m. sh. -ë(t) kasolle e vogël barinjsh.

biskar:

biskár,-e mb. i hollë e i gjatë si bisk.

bistak:

bisták,-u m. sh. -ë(t) vesh rrushi.