Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës biskë
biskë:

bísk/ë,-a f. sh. -a(t) zool. rosë e egër me bisht të gjatë.

Të ngjashme:
bisk:

bis/k,-ku m. sh. -qe(t) 1. degë e njomë, e hollë dhe e drejtë, filiz; bimëz: bisk hardhie. 2. vijë uji e ngushtë; curril i hollë uji, gjaku etj. 2. si mb. i hollë, i drejtë e i gjatë; i hajthëm: i ka vetullat bisk. 4. si ndajf. si curril: i doli gjaku bisk.

bifkë:

bífk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. bimëz, mugull; bisk, filiz: bifkë qepe (ulliri). 2. pipthi i qylafit a i beretës.

bishë:

bísh/ë,-a f. sh. -a(t) 1. kafshë e egër grabitqare; egërsirë: si bisha në kafaz shumë i egërsuar: u bë bishë (fig.) u tërbua nga zemërimi. 2. fig. keq. njeri shumë i egër, mizor e gjakatar.

miskë:

mísk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. zool. pulë deti. 2. edhe si mb., dele e bardhë me pika të zeza: dele miskë.

piskë:

písk/ë,-a f. sh. -a(t) zool. shpend shtegtar i ujërave, me trup sa laraska, me pendë të larme e me kaçulitë, kërthingël.