Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bisk
bisk:

bis/k,-ku m. sh. -qe(t) 1. degë e njomë, e hollë dhe e drejtë, filiz; bimëz: bisk hardhie. 2. vijë uji e ngushtë; curril i hollë uji, gjaku etj. 2. si mb. i hollë, i drejtë e i gjatë; i hajthëm: i ka vetullat bisk. 4. si ndajf. si curril: i doli gjaku bisk.

Sinonime / Të përafërta:
filiz
bimëz
Të ngjashme:
bask:

bask,-u m. sh. -ë(t) pjesëtar i popullsisë së lashtë, që jeton në veriperëndim të Spanjës dhe në jugperëndim të Francës; banor vendës i kësaj krahine ose me prejardhej nga kjo krahinë.

biskë:

bísk/ë,-a f. sh. -a(t) zool. rosë e egër me bisht të gjatë.

brisk:

bris/k,-ku m. sh. -qe(t) 1. thikë e çeliktë në madhësi e në trajta të ndryshme, me teh të mprehtë e me dorezë, që përdoret për të prerë, për t’u rruar, për të krasitur etj.: brisk xhepi; brisku i berberit; i bie me brisk rruhem; heq një brisk rruhem; s’ka vënë (s’ka shkuar) brisk është ende i mitur. 2. si mb. shumë i mprehtë; / shumë i ftohtë. 3. si ndajf. shumë (me mbiemrat “i mprehtë”, “i ftohtë” etj.): i ka dhëmbët brisk; uji ishte brisk (i ftohtë).

disk:

dis/k,-ku m. sh. -qe(t) 1. sport. pllakë e rrumbullakët, që flaket sa më larg nga atletët. 2. edhe si mb., spec. diçka si rreth a e ngjashme me një pllakë të tillë: disqet e biçikletës (e traktorit); disk gramafoni (magnetofoni, kompjuteri); disku i Diellit; sharrë disk.

pisk:

pisk,-u m. 1. nyjë e lidhur fort, komb. 2. pëlqyer2: një pisk kripë (piper); për një pisk (fig.) për pak, për një qime. 3. mesi a kulmi i diçkaje: pisku i dimrit (i verës); në piskun e vapës.