Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bishtuk
bishtuk:

bishtúk,-u m. sh. -ë(t) kandil i thjeshtë me bisht, bishtar.

bishtuk:

bishtúk,-e mb., edhe si em., bishtgjatë: dardhë bishtuke.

Sinonime / Të përafërta:
bishtar
bishtgjatë
Të ngjashme:
bishtak:

bishták,-uI m. sh. -ë(t) 1. enë për ujë me bisht të gjatë; bishtore gjelle. 2. pjesa e fundit e dorakut të parmendës.

bishtak:

bishták,-uII m. sh. -ë(t) 1. mëz njëvjeçar. 2. fig. fëmijë që ende nuk është ngritur në këmbë. 3. mospërf. njeri që mbetet i fundit në punë, në udhë etj., bisht.

bishtak:

bishták,-e mb., edhe si em., 1. që ka bisht të gjatë; që vjen si me bisht: fik bishtak; me sy bishtakë. 2. fig. keq. e përdalë: grua bishtake.

bishtok:

bishtók,-e mb., edhe si em., bishtshkurtër.