Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bishtgjele
bishtgjele:

bishtgjél/e,-ja f. sh. -e(t) zool. rosë e egër me bisht të gjatë si të gjelit.

Të ngjashme:
bishtagjel:

bishtagjél,-i m. sh. -a(t) 1. zool. rosë e egër me bisht të gjerë. 2. bot. misër i verdhë kokërrvogël.

bishtgjatë:

bishtgjátë mb., edhe si em. 1. me bishtin të gjatë, bishtuk; kund. bishtshkurtër: laraskë bishtgjatë; fik bishtgjatë; fshesë bishtgjatë. 2. fig. dinak.

bishtgjatë:

bishtgját/ë,-a f. sh. -a(t) 1. laraskë. 2. euf. dhelpër.

bishtgjatë:

bishtgját/ë, -i m. sh. -ë(t) zool. bishtatundës.