Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bishtas
bishtas:

bíshtas ndajf. në bisht, galiç; duke u zvarritur me të ndenjurat për tokë: ecte bishtas.

Sinonime / Të përafërta:
galiç
Të ngjashme:
bishtak:

bishták,-uI m. sh. -ë(t) 1. enë për ujë me bisht të gjatë; bishtore gjelle. 2. pjesa e fundit e dorakut të parmendës.

bishtak:

bishták,-uII m. sh. -ë(t) 1. mëz njëvjeçar. 2. fig. fëmijë që ende nuk është ngritur në këmbë. 3. mospërf. njeri që mbetet i fundit në punë, në udhë etj., bisht.

bishtak:

bishták,-e mb., edhe si em., 1. që ka bisht të gjatë; që vjen si me bisht: fik bishtak; me sy bishtakë. 2. fig. keq. e përdalë: grua bishtake.

bishtar:

bishtár,-i m. sh. -ë(t) bishtuk.

bishtar:

bishtár,-e mb., edhe si em. 1. me bisht: dardhë bishtare. 2. keq. që i bën bisht punës. 3. fig. që merr të tjerët nëpër gojë e u vë bishta.