Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bishtarak
bishtarak:

bishtarák,-u m. sh. -ë(t) 1. rrip i ngushtë toke në anë të arës; bisht are. 2. edhe si mb., diçka me bisht ose pjesë e diçkaje që zgjatet si bisht: fik bishtarak; bishtarak kafeje xhezve.

Të ngjashme:
bishtanjak:

bishtanják,-e mb., edhe si em., bishtak.

bishtartë:

bishtártë mb. që e ka bishtin të verdhë si ar.

poshtarak:

poshtarák,-u m. sh. -ë(t) banor i vendeve të ulëta; fusharak.

bishtartë:

bishtárt/ë, -a f. sh. -a(t) zool. flutur me barkun në ngjyrë të artë.

ushtarak:

ushtarák,-e mb. 1. që lidhet me ushtrinë ose me ushtarakët, i ushtrisë ose i ushtarakëve; që është cilësi a veçori e tyre; që lidhet me shërbimin në ushtri: shërbimi ushtarak; rregullore ushtarake; repart ushtarak; shkollë (akademi) ushtarake; spital ushtarak; disiplinë ushtarake; me hap ushtarak. 2. që lidhet me luftën ose me mjetet e luftës; luftarak: bazë ushtarake; industri ushtarake; aeroplan ushtarak. 3. që mbështetet në forcën e ushtrisë; që bëhet me anë të ushtrisë: grusht ushtarak.